Nick Herceku: Përgjigje ndaj Agron Dalipaj për akuzën që më quan serb!
Përgjigje ndaj Agron Dalipajt! (Ju lutem postojani se më ka bërë ai mua bllok, jo unë atij te profili personal)
Për akuzën që më quan serb do ketë përballje me mua në gjyq sepse po keqinformon publikun. Unë jam mirditor (me krenari), kam tradita mirditore, jam katolik e nuk i kam thënë kurrë atij që vij nga një familje serbe, por i kam thënë se mbiemri im ka kuptim në hungarisht dhe nuk dimë nëse rrjedhim nga Hungaria apo austro-hungarezët na e kanë vendosur këtë mbiemër në 1914 kur sundonin Mirditën e Shqipërinë. Kështu më njeh çdo person nga afër. Edhe Hercegovina e ka marr emrin nga hungarishtja, i kam thënë. Me këtë akuzë Agroni jo vetëm më ka fyer mua por gjithë kushërinjtë e mi me këtë mbiemër (që jemi goxha shumë). Agroni e ka zakon t’i konsiderojë serb të gjithë ata që mendojnë ndryshe dhe kanë mendime akademike. Mbase dhe akademikët britanikë ku mbështetem unë serb janë, sipas logjikës së tij. Sa për emisionin, ishte ai që u tha regjisorëve ta prisnin një pjesë të mirë të tij pasi unë e munda me argumente (megjithëse 30 minuta nuk mjaftojnë për të bindur njerëzit). Ai qendroi 20 minuta mbrapa duke bere marreveshje me regjisorin kur mbaroi emisoni. Kur të dojë përballem prapë në tv me të dhe Kocaqin, dhe kam qenë i vetmi që i kam dalë hapur pasi ai përballje ka kërkuar. Unë edhe po të kisha gabuar në ndonjë gjë në gjuhësi, nuk kam shkuar si gjuhëtar i mirëfilltë por si mitolog. Por Agroni me këto akuza e shpifje nuk meriton më respekt, nuk është i denjë që akademikët t’i japin rëndësi. Ai merret me jetën personale të tjetrit, gjë që unë nuk e kam bërë kurrë as nuk i shkon një studiuesi serioz. Mbiemri im nuk ka kuptim në serbisht as sllavisht por herceg në hungarisht dmth “princ” e Hercegovinë dmth principatë.