Kujdes pamjet!!! U ekzekutua me 90 plumba kallashnikovi, publikohen pamjet e vrasjes së mafiozit grek (Video)
Janë publikuar pamjet kur Vangjelis Zabunis 44 vjeç, anëtar i njohur i mafias greke u qëllua për vdekje mbrëmjen e kaluar në rrugën “Ilia Iliu” në qendër të Athinës.
Në pamje shihet 44-vjeçari teksa hyn në makinën e parkuar. Pas sekonda më pas, afrohet makina e autorëve. Këta të fundit, dalin jashtë dhe qëllojnë dhjetëra herë drejt makinës. I pamëshirshëm në aktin e tij, një nga ekzekutuar hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se viktima ka vdekur.
Pavarësisht se viktima ishte duke lëvizur me një “BMW” të blinduar, kjo nuk ka qenë pengesë për ekzekutorët, të cilët kanë përdorur plumba blindshpues kallashnikovi penetruar në xhamin e blinduar dhe lënë kapo-bandën greke të vdekur në vend.
Sipas mediave greke, 97 gëzhdoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm.
Por dyshohet se armët mund të jenë edhe më tepër dhe autorët kanë pasur mbështetje nga një automjet dhe një motoçikletë. Po ekzaminohen pamjet filmike nga zona ku u gjet i vrarë viktima si dhe të bizneseve nga ku kanë kaluar autorët.
Zabunis, eksponent i rëndësishëm i botës së krimit në Greqi, u ekzekutua në mesnatë në rrugën “Ilia Iliu”, në qendër të Athinës. Pak minuta pas ekzekutimit në dalje të Athinës në vendin e quajtur Hajdari, u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qira.
Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmin mbi Zabunis. Para 4 vitesh 44-vjeçari i kishte shpëtuar një atentati ku kishte marrë plagë të rënda, por për fat autorit i ishte bllokuar arma dhe nuk kishte mundur dot t’i jepte goditjen përfundimtare.
Duket se këtë herë autorët ishin të vendosur të mos gabonin ndaj dhe përdorën të paktën 3 armë. Zubunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në top listën e të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej edhe me kondrabandë të karburanteve dhe pijeve alkoolike si dhe gjobë-vënie.
Viktima akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të ekzekutuar njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm. Zabunis tentoi t;i bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vëllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.