Erion Braçe tregon rastin e gruas së vetme të arrestuar nga Sali Berisha në Tropojë: E mbajtën 6 muaj në burg, edhe pse ishte shtatëzane dhe nënë e dy fëmijëve të mitur

Deputeti socialist Erion Braçe, ka sjellë historinë e Fatbardha Zenelaj-Dega, pasi kjo e fundit dha një intervistë për Rudina Xhungën, në të cilën akuzonte rëndë Sali Berishën.

“Pooo, para Fatos Nanos, në burg shkoi një grua-Fatbardha Zenelaj-Dega!

Në Tropojë, si socialiste!

Në Tropojë, Bardha ishte dhe është e vetmja grua e burgosur në 34 vite, nuk ka asnjë grua tjetër.

U arrestua ne oren 24:00, ne shtator 1992, u burgos-as detyrim paraqitje e as arrest shtepie si grua e nene e dy te miturve, hetuesia ju be ne kete gjendje-duke e mbajtur ne burg, gjyqi gjithashtu ju be duke e mbajtur ne burg, prokuror pati nje mekanik te bere jurist vec ne 6 muaj kurs politik;

Gjykata e shpalli të pafajshme dhe ashtu doli nga burgu, duke konfirmuar arrestimin politik.

Fatbardha Zenelaj-Dega u arrestua pas nje serie ngjarjesh te renda ndaj socialisteve ne Tropoje;

Por mbi te gjitha, vetem 50 ditë pasi Partia Socialiste fitoi në zgjedhjet vendore Bashkinë e Tropojës, për herë të parë e veç pak muaj pas zgjedhjeve politike të 22 marsit!

Kuptoni?

Një grua në arrest burgu, politikisht!

Kuptoni?

Jo, nje burrë si Abi ne detyrim paraqitje apo arrest shtepie se eshte i pasur prej korrupsionit masiv!

Diferencë e madhe”, shkruan deputeti socialist.

Scroll to Top