Berisha dhe sekreti francez i vajzës së Ramizit (nuk u njohën në dhjetor ’90)

Në kujtimet e mjekut të ndjerë Sabit Brokaj botuar nga gazeta DITA ka edhe një episod interesant. Brokaj shkruan se Berisha dhe Alia nuk u njohën në dhjetor 1990 siç rëndom thuhet.

Shkruan dr. Brokaj:

“Unë e çova Berishën te studentët se ishte nga Tropoja, se në protestë kishte mjaft studentë nga ajo krahinë”, thotë Ramiz Alia, i ndodhur në pozitë të vështirë nga bëmat e Saliut. Ai justifikohet se nuk e njihte më parë.

R.Alia nuk është plotësisht i sinqertë. Ai e njihte Berishën të paktën prej vitit 1978, në Klinikën Speciale ku R. Alia vinte të vizitonte H. Kapon e sëmurë. Personi që i dilte përpara për ta informuar për gjendjen e të sëmurit zakonisht ishte Sali Berisha. Në vitin 1979 kur R. Alia erdhi në Paris për të qenë pranë H.Kapos si i dërguar i udhëheqjes, me të erdhi dhe vajza e tij që ndërkohe kreu disa konsulta mjekësore. Shoqëruesi i saj, për pothuajse një muaj ishte pikërisht Saliu. Është e pamundur që cilido baba të mos njohë paraprakisht shoqëruesin e vajzës në një vend të huaj.

Fillimi i nxjerrjes në skenë të Berishës ishte ftesa e R. Alisë për të, në gusht të 1990-s, tek i ashtuquajturi takim me intelektualët. Deri atëherë njihej si pedagog dhe kardiolog shumë i mirë, por njëkohësisht si një komunist fanatik. Në periudhën që ishte sekretar partie përjashtoi komunistë për cene në biografi. Dihej këmbëngulja e Berishës për largimin e pedagoges M. Kostaqi dhe internimi i saj për arsye politike, veprim që krijoi opinion të keq për Saliun…”

Scroll to Top