“Kur bon sherr në familje dhe rref mamin, nuk ta lejojmë”- Publikohen mesazhet mes vajzës dhe Xhemal Lokës!
Xhemal Loka, i cili ndodhet prapa hekurave pasi dyshohet se ka nxitur gruan e tij, Bedrie Loka të kryejë vetëvrasje disa kohë para ngjarjes ka komunikuar me vajzën e tij 21-vjeçare, e cila është e fejuar.
Në këto komunikimet në WhatsApp, që janë publikuar në emisionin Uniko, Xhemal Loka i shprehte të bijës nervozizmin që kishte ndaj bashkëshortes së tij Bedrie Loka, e cila nuk i bindej urdhrave të tij që të mos shkonte të takonte nënën e saj dhe familjarë të tjerë.
Bëhet fjalë për mesazhe mes Xhemal Lokës dhe të bijës, kur ai ka qenë në Greqi disa muaj më parë.
Këto komunikime janë sekuestruar nga Prokuroria dhe janë pjesë e dosjes hetimore.
Në bisedat mes tyre evidentohet qartësisht fakti se mes Bedrie Lokës dhe Xhemal Lokës kishte probleme si çift.
Ndërsa vajza e tyre përmend edhe faktin që nëna, Bedria dhunohej nga bashkëshorti, dhe i thotë babait se këtë gjë nuk do t’ja lejojnë ajo dhe vëllezërit e tjerë.
Vajza: Mua më keni bërë të huaj. Po kur ti bën të padrejtë me mamin e ne fëmijët s’do ta lejoj fare. Se i ke ca gabime dhe ti o bab. Hajde për Vit të ri dhe merru vesh me të vetë.
Babai Xhemal Loka: Ti don me qan fmi taman, ti me kët qëndrim që të thashë unë nuk ke asnjë të drejtë.
Vajza: Kur ti bon sherr në familje rref mamin e bo këto gjona, jo unë po krejt fëmijët s’ta lejojmë. Ti kur i bën mamit ato gjëra s’do as ne.
Babai Xhemal Loka: Se mami jot nuk ka asnjë të drejtë me shku kund pa më pyet mua.
Vajza: Ti a thu se për mua ka vdek. Ajo s’është askushi. Hajde për Vit të Ri merru vesh me të.
Babai Xhemal Loka: Kaq di të them. Veji gishtin kokës.
Vajza: Ok ok. Të thashë edhe njëherë do ndërhyj kur do ti. Bo tëpadrejtë, rri e kërcënon. Me mua s’ke punë fare t’më peshosh mua me faj.
Babai Xhemal Loka: Unë nuk të kam ndërhyrë në familjen tënde.
Vajza: Po kur kam problem me familje do më dalësh përzot si bab. Unë shof se ju rrini e rrifi normal që do ndërhyj se jeni familja ime.
Babai Xhemal Loka: Dhe ti nuk ke asnjë të drejtë të fusësh hundët te familja ime merre vesh se ç’a po të them.
Vajza: Kur duheni s’kam pse ndërhyj, shyqyr si duheni.
Babai Xhemal Loka: Se ja ke qit met mamit tan dhe një shoqe e asaj.
Vajza: Kur rrifi ç’a të rri të shoh se ç’a jeni t’u ba.