Misteret e jetës së Pjetër Marubit: Erdhi nga Italia në Shkodër dhe u bë fotograf
Të gjithë kanë kuriozitet për vendin se ku u bë fotograf i madhi Pjetër Marubi dhe padyshim këtë dhe shumë “sekrete” i ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, drejtori i Muzeut Fotografik “Marubi”, Luçian Bedeni.
Ky i fundit është ndalur në detaje, duke treguar gjithçka nga ardhja e Marubit për herë të parë në Shqipëri, më konkretisht në Shkodër dhe deri ndihma që i dhanë dy djemtë e kopshtarit për t’u bërë fotograf.
“Nëse të gjithë ne e kemi ditur që Pjetër Marubi e nis rrugëtimin e tij duke mbërritur në Vlorë dhe më pas në Durrës, pas Durrësit, ai vjen dhe vendoset në Shkodër, ai nuk vjen nëpërmjet Korfuzit. Ka të dhëna të reja që të çojnë në një shtegtim tjetër. Këto janë dy gjëra që po jua them për herë të parë. Shumë shpejt do të dali një film dokumentar për jetën e Pjetër Marubit, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Festivalin e Filmit të Piaçensës. Dokumentari bazohet në studimin tim të doktoraturës. Për jetën e Pjetër Marubit më është dashur të realizojë një punë në një farë mënyre të një dedektivi policie për të zbuluar të gjitha detajet e jetës.
Pjetër Marubi vjet nëpërmjet liqenit të Shkodrës dhe në tetorin e 1858 zbarkon në Shkodër. Edhe sa ju thash, është vërtetuar me dokumenta.
Të gjithë kanë një kuriozitet për vendin ku u bë fotograf, Pjetër Marubi dhe për këtë kanë një kontribut shumë të madh dy vëllezërit Kodheli, Matia dhe Keli, të cilët janë fëmijët e kopshtarit të Pjetrit, i cili nuk kishte thjesht rolin e kopshtari të rëndomtë, por një skenografi që Pjetri e kishte marrë për shkrepjet e tija të para”, u shpreh Bedeni./abc