VIDEO – Shokuese në Ekuador/ Persona të armatosur futen në studion televizive gjatë transmetimit live, marrin peng panelistët dhe stafin
Publiku në Ekuador është shokuar nga një ngjarje e pazakontë e cila ka ndodhur në një studio televizive gjatë transmetimit live.
Një grup personazh të maskuar u futën të armatosur në studion televizive, skenë e cila u përcoll në të gjitha shtëpitë e qytetarëve të Ekuadorit.
Duke përdorur pistoleta, mitralozë dhe shkopinj dinamiti, kriminelët e maskuar sulmuan selinë e rrjetit TC Televisión në qytetin më të madh të Ekuadorit, Guayaquil.
Sipas mediave të huaja personat e armatosur po mbajnë peng njerëzit që ndodheshin në studio, ndërsa pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.
#BREAKING 🇪🇨 The president of Ecuador declares a state of emergency in the country after armed men storm a television station#Ecuador #EcuadorDeMalEnPeor #EcuadorExigeSeguridad pic.twitter.com/K9xZRaqCdi
— Tata (@Lastking1236) January 9, 2024