LAMTUMIRË për një prej më të mirëve në histori, ndërron jetë në moshën 78-vjeçare legjenda e futbollit gjerman Franz Beckenbauer
Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare. Për të gjithë “Der Kaiser”, Beckenbauer ishte një legjendë e futbollit gjerman. Si lojtar ai ishte kampion bote në vitin 1974 dhe si trajner fitoi Kupën e Botës 1990. Vitet e fundit Beckenbauer kishte vuajtur nga probleme të rënda shëndetësore dhe ishte tërhequr nga skena publike. Ai jetonte në Austri në zonën e Salzburgut.
Gjermani konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. I madhi i futbollit gjerman pati një karrierë të gjatë, si lojtar dhe si trajner. Ai erdhi përmes sistemit të të rinjve të Bayern Munich në 1964,
Beckenbauer luajti për klubin gjerman, qytetin ku lindi, për 13 vite dhe fitoi shumë trofe duke përfshirë dy Topa të Artë.