82-vjeçarja që jeton e vetme: Mbesa kërkon të më marrë pronën dhe ta lërë jashtë
Nënë Besnikja, 82-vjeç, e cila edhe këtë fundvit do ta kalojë e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit, ka një shqetesim që nuk po e lë të qetë prej muajsh. E ftuar në emisionin Real People, ajo tha se mbesa e bashkeshortit të ndjerë i ka marrë dokumentet e shtëpisë ku jeton, për t’i shtuar pronësisë edhe 3 emra të tjerë, pa lejen e saj.
82-vjeçarja kërkon ndihmë që një gjë e tillë të mos “zyrtarizohet”, pasi pavarësisht të gjithave, është e hapur që ta ndajë pasurinë edhe me ata njerëz që sot kërkojnë t’ja marrin pa leje.
Ajo jeton e vetme dhe nuk ka fëmijë që mund t’ia trashëgojë pronën.
“Unë e kam operuar këtë syrin dhe më erdhi kjo mbesa e burrit. Më dha muhabet dhe më tha “ku i ke ato dokumentet e shtëpisë, se i dua pak unë t’i kontrolloj”. I thashë: “Çfarë i do dokumentet e mia ti?”. I dua më tha, t’i kontrolloj. Unë dokumentet të japë i thashë, por mos shto as një pikë as një presje, Kjo filloi të qante, lot krokodili. Më tha, “pse s’më beson mua” dhe filloi të qaj me të madhe. Ia dhashë dokumetet, i mori dhe nuk po m’i sjell më. Kishte futur emrin e vetë, emrin e motrës së burrit dhe emrin e motrës tjetër. Kishte shtuar tre emra, kam që në mars që kam folur në telefon dhe i thashë, ç’të takojnë me ligj do ta marrësh ti se unë dikujt do ja lë. E marr në telefon dhe nuk ma hap. Më vjen keq se nuk kam bërë llafe me njert. Unë dua kaq, që çfarë t’i takoj me ligj do ta marrë, çfarë më takon mua dua ta marrë unë. Dua vetëm të vi të rregillojmë dokumentet. E dua shumë dhe e respektoj se nëna i vdiq para kohe dhe më vjen keq që sot po e zë në gojë”, tha ajo.