8 fakte që ndoshta nuk i dinit për tempullin e lashtë romak, Panteon!
Panteoni në Romë është ndoshta ndërtesa e lashtë romake e ruajtur më mirë. Bëhet fjalë për një tempull të lashtë romak, i cili u shndërrua në një kishë katolike dhe u ndërtua gjatë mbretërimit të Augustit, menjëherë pas Republikës Romake dhe në fillim të Perandorisë Romake.
Panteoni nuk është i vetmi tempull romak i ruajtur mirë. Udhëtarët në Francë mund të shohin gjithashtu dy tempuj romakë të ruajtur mirë, duke përfshirë Maison Carrée në qytetin e Nimes dheTempullin e Augustus dhe Livia në Vjenë, në jug të Lionit. Panteoni është një nga vendet më të vizituara në Romë, duke tërhequr shumë turistë.
Më poshtë janë disa kuriozitete të cilat mbase nuk i dini mbi Panteonin…
1.Panteoni është ndërtesa më e vjetër në përdorim
Sot e kësaj dite, Panteoni përdoret si kishë dhe konsiderohet ndërtesa më e vjetër në botë ende në përdorim. Ai u ndërtua nga viti 27 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit, por u dëmtua nga disa zjarre. Panteoni u ndërtua për herë të fundit nga perandori Adrian rreth vitit 126 pas Krishtit. Dhe është përdorur thuajse 2000 vjet. Është shumë e vështirë të gjesh një tjetër ndërtesë romake të ruajtur mirë si Panteoni (Edhe në Francë janë disa tempuj romakë të ruajtur shumë mirë.
2.Panteoni ka shkrimin e tij origjinal
Panteoni u ndërtua prej dëshirës së Marcus Agrippa. Kjo është e sigurt, pasi tempulli ruan ende shkrimin origjinal ku lexohet M-AGRIPPA-L-F-COS-TERTIVM-FECIT, shkurtim i M[arcus] Agrippa L[ucii] f[ilius] co[n]s[ul] tertium fecit”. Përkthimi është “Marcus Agrippa, i biri i Lucius, e bëri [këtë ndërtesë] kur ishte konsull për herë të tretë”. Nuk ka asnjë mbishkrim nga rindërtimi i mëvonshëm i Adrianit.
3.Panteoni ka kupolën më të madhe në llojin e vet
Është çmenduri të mendosh se Panteoni ka kupolën më të madhe prej betoni të papërforcuar. Diametri i kupolës rreth 2000-vjeçare është 43 metra. Tempulli ka qenë një model që është kopjuar vazhdimisht në të gjithë botën.
4.Panteoni është një kishë katolike romane
Panteoni i kushtohet Shën Marisë dhe Martirëve dhe është një kishë katolike për shumë më gjatë se sa ka qenë një tempull pagan. Ai u shndërrua në një kishë në vitin 609, gjë që do të thotë se është një kishë prej 1400 vjetësh. Kjo e bën atë një nga kishat më të vjetra në botë që përdoret ende.
5.Panteonit iu shtuan Kullat e Kambanave
Në fund, tempullit antik iu shtuan kullat e kambanave. Një pikturë e Panteonit, e vitit 1836 nga Jakob Alt tregon ndërtesën me kambanoret që iu shtuan nga fillimi i shekullit XVII deri në fund të shekullit XIX. Këto kulla u hoqën në fund të shekullit XIX.
6. Para Panteonit është një Obelisk egjiptian
Në qendër të sheshit, përpara Panteonit gjendet një shatërvan me një Obelisk të vjetër egjiptian. Shatërvani u ndërtua në vitin 1575 nga Papa Gregori XIII, kurse Obelisku u shtua në vitin 1711. Obelisku u ndërtua nga faraoni Ramses II për Tempullin e Ra në Heliopolisin e lashtë.
7.Në Panteon janë varrosur dy mbretër italianë
Italia u bashkua në vitin 1871 dhe monarkia italiane u shfuqizua në vitin 1946. Gjatë kësaj periudhe, dy mbretër italianë janë varrosur në Panteon, si dhe një mbretëreshë, Mund të jetë gjithashtu vendi i prehjes së monarkëve të mëparshëm, përpara bashkimit italian. Mbretërit italianë të varrosur: Vittorio Emanuele II dhe Umberto I
8.Panteoni nuk është plotësisht i padëmtuar
Edhe pse Panteoni është një nga ndërtesat më mirë të ruajtura, ai nuk është plotësisht i padëmtuar. Një pjesë e mermerit të tij është hequr – disa nga kapitelet e pilastrave të tij sot janë në Muzeun Britanik (një nga muzetë më të mirë për t’u vizituar). Bronzi i tavanit u shkri në shekullin XVII që të përdorej në Castel Sant’Angelo mbresëlënëse (fillimisht mauzoleumi i perandorit).