6 vjeçarja shqiptare Dua kampione në Dubai, zgjodhi 40 detyra për më pak se 3 minuta
Dua Beqiri, 6 vjeçarja me prejardhje nga fshati Bilaç komuna e Bujanocit e ka përfaqësuar Kosovën duke i sjellur titullin Champion në garat ndërkombëtare te organizuara nga Brainobrain Academy, gara me abakus dhe aritmetikë mentale, në Dubai, më 25 nëntorë 2023.
Në garë, Kosovën e përfaqësuan 27 fëmijë nga mbi 30’000 pjesëmarrës nga e gjithë bota, gjithësej 45 shtete.
Koha e kufizuar për zgjidhjen e 40 detyrave ka qenë 3 min, por Duas i mjaftuan vetëm 2:52 min.
Mendjet gjeniale arrinë saktësinë dhe shpejtësinë e rezultateve për kohën e kufizuar, ishte e jashtëzakonshme krahasuar me fëmijët e kategorisë së saj në nivel botëror.