110-vjetori i Mbretërisë së Parë Shqiptare, u thirr si zgjidhje, por u përzu me kryengritje
Ky vit shënon 110 vjetorin e principatës së Vilhelm Vidit në Shqipëri! 200 ditë me histori ende të patreguara të gjitha plotësisht!
‘’Kërkimet për Vidin janë më shumë të zhvilluara në këto 30 vitet e fundit. Sepse gjatë sistemit të kaluar ka qenë një figurë historike që është lënë në hije’’.
Professor Ksenofor Kristafi, thekson analizon pozitat juridiko ndërkombëtare të principatës Shqiptarë të Vidit në konteksin e kohës, kur Shqipëria ende shihej si nje placke ne duart e fuqive te medha.
‘’Fuqitë e mëdha e përdorën Shqipërinë si një plaçkë tregu për të ruajtur dhe për të vendosur disa ekuilibra të caktuara në interes të tyre në Ballkan. Prandaj e përgjysmuan si nga pikëpamja e territorit ashtu edhe nga pikëpamja e numrit’’, tha Kristafi.
Qëndrimet për historinë e Princit Gjerman janë shprehur edhe përmes Letërsisë!
Studiuesi Shaban Sinani kujton vargjet e Fan Nolit.
‘’Pamja më e bukur është në letërsi. Poezia e Nolit ‘’Tomsoni dhe Kuçedra’’ në fakt është Shëngjergji dhe Kuçedra, është domethënëse se si letërsia e ka portretizuar Tompsonin’’, tha Sinani.
Në aktivitetin e Akademisë së Shkencave, u zbuluan opinionet e Princ Vidit për Shqipërinë e Shqiptarët , ndërsa u diskutua për rëndësinë e këtij momenti historike!